BRUKSEL – BE: Kërkojmë numërim të saktë të votave në presidencialet bjelloruse

BRUKSEL, 10 gusht /ATSH-AFP/ – Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dënoi sot represionin aktual në Bjellorusi dhe kërkoi një numër të saktë të votave në zgjedhjet presidenciale, pasi regjimi njoftoi një fitore të madhe për Lukashenkon.

“Represioni ndaj protestuesve paqësorë nuk ka vend në Europë. U bëj thirrje autoriteteve bjelloruse që të sigurojnë që votat në zgjedhjet e djeshme të numërohen dhe publikohen saktësisht”, tha ajo në një mesazh në llogarinë e saj në Twitter.

Edhe shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell nga ana e tij dënoi “dhunën shtetërore joproporcionale dhe të papranueshme ndaj demonstruesve paqësorë” dhe paralajmëroi autoritetet bjelloruse.

“Ne do të vazhdojmë të ndjekim zhvillimet nga afër për të vlerësuar se si BE mund të orientojë më mirë marrëdhëniet e saj me Bjellorusinë në dritën e zhvillimeve të fundit”, tha ai./ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.