Porti i Durrësit/ Përpunohen 7 anije tregtare, kryesojnë materialet e ndërtimit dhe gruri

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Autoriteti Portual i Durrësit ka informuar se fundjava që lamë pas është mbyllur me aktivitet të lartë përpunues ku sipas të dhënave të Dispeçerisë Qendrore, rezulton se janë përpunuar 7 anije tregtare me një total prej 14.394 tonë mallra të llojeve të ndryshme dhe 1434 njësi kontejnerike.

Në Terminalin e Kontejnerëve është përpunuar anija tregtare “Libertas H”, me 481 copë konteinerë, ndërkohë që është drejt përfundimit procesi i përpunimit anija “MSC Tia” me 953 copë kontejnerë, e akostuar në molin nr. 6 të këtij terminali. Rreth 4250 tonë çimento rifuzo nga anija “Itidal”, janë aktualisht në proces përpunimi në molin nr. 10 të Terminalit Lindor.

Ndërkohë në lundrim drejt Durrësit është edhe anija “Frisiano Ino”, e cila pritet të ankorohet në Terminalin Perëndimor në orët në vijim dhe do të shkarkohen rreth 1200 tonë hekur. z.tosku/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.