Ballina Bota

GJERMANI – Maas: Edhe 10 milionë euro ndihmë për Libanin

BERLIN, 9 gusht /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas njoftoi sot për një paketë ndihme urgjente prej 10 milionë eurosh për Libanin, pas shpërthimit vdekjeprurës në portin e Bejrutit në fillim të kësaj jave.

“Njerëzit e Bejrutit kanë nevojë për ndihmën tonë dhe për shpresë”, tha Maas për gazetën gjermane “Bild am Sonntag”.

“Shifrat janë tronditëse. Më vjen mirë që jam në gjendje të konfirmoj sot edhe 10 milionë euro të tjera nga qeveria gjermane për masat e ndihmës emergjente”, shtoi ai.

Shpërthimi i madh në portin e Bejrutit vrau të paktën 158 persona dhe plagosi 6 000, duke zhvendosur rreth 250 000-300 000 nga shtëpitë e tyre dhe duke shkaktuar shkatërrim masiv në të gjithë qytetin./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNë zonën e rilindur të Vlorës së shpejti dhe Muzeu i Shpëtimit të Hebrenjve
Artikulli tjetërNdarja nga jeta e skulptorit Bajo/ Rama: Humbje e madhe për artin bashkëkohor shqiptar dhe për ata që e njohën djalin fisnik, duarartë e fjalëpakë