Ballina Flash

VIDEO/ Bukuritë e pamata të Matit, destinacion turistik edhe në verë


TIRANË, 4 gusht/ATSH/ Bukuritë e pamata natyrore të Matit e bëjnë atë një destinacion për t’u vizituar në çdo stinë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video me disa prej destinacioneve kryesore për t’u vizituar në Mat.

“Mirëmëngjes dhe me Matin e bukurive të pamata, ju uroj një ditë të bukur”, tha Kryeministri Rama.

I përshtatshëm për zhvillimin e turizmit malor, familjar, kulturor e historik, zona e Matit ofron po ashtu mundësi të shumta edhe për aktivitete të ndryshme në natyrë.

Ura e Zogut, Liqeni i Shkopetit, Shkopeti, Ura e Ulzës, qyteti i Burrelit, Muzeu Historik Mat, Kalaja e Stelushit, Formula e Pagëzimit, Macukulli, Guri i gjatë, Shutrre, Shpella e Nezirit, Bruç, Frankth e Ulëza janë vetëm disa nga vendet që tërheqin vëmendjen e vizitorëve. /m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNë 6 muaj, 1339 ankesa pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë
Artikulli tjetërPresidenti Duka mesazh urimi klubeve fituese të edicionit 2019-2020