Ballina Bota

ITALI – Senati autorizon heqjen e imunitetit të Salvinit 

ROMË, 30 korrik /ATSH-AFP/ – Senati italian autorizoi sot heqjen e imunitetit të Matteo Salvinit, kreu i partisë së ekstremit të djathtë La Liga.

Masa u mor me qëllim referimin e tij drejtësisë, në lidhje me sekuestrimin e migrantëve kur Salvini ishte Ministër i Brendshëm.

Në këtë aftësi, ai vonoi zbarkimin e më shumë 100 migrantëve të shpëtuar në det nga anija spanjolle “Open Arms”.

Prokurorët e konsiderojnë sjelljen si një abuzim të detyrës dhe rrëmbim të personave në bord, një krim i dënueshëm me burgim deri në 15 vjet.

“Jam krenar që kam mbrojtur Italinë dhe do ta bëja sërish”, reagoi Salvini.

Senatorët që votuan pro për heqjen e imunitetit ishin 149 kundër 141 që votuan jo./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNga Empoli te Kombëtarja U-19, Kristjan Asllani rrëfen historinë e tij
Artikulli tjetërAnulimi i gjobave për mospagim në afat të kësteve paraprake të tatimit mbi fitimin/ Ekonomi: Mundësi edhe për subjektet që e kanë paguar