FOKUS – Bilanci i pandemisë së COVID-19

PARIS, 26 korrik /ATSH-AFP/ – Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 645 715 të vdekur në botë, që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare.

Më shumë se 16 072 290 raste me COVID-19 janë diagnostikuar zyrtarisht në 196 vende dhe territore që prej fillimit të epidemisë, prej të cilëve 9 061 300 janë konsideruar sot si të shëruar.

Ky numër i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor për shkak të kapaciteteve të ulëta të depistimit.

Dy rritjet më të mëdha ditore të rasteve me COVID-19 që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar të enjten dhe të premten me më shumë se 280 000 të infektuar të regjistruar përkatësisht në këto dy ditë.

Më shumë se pesë milionë raste janë regjistruar zyrtarisht që prej 1 korrikut, rreth më shumë se një e treta e rasteve të regjistruara me COVID-19 që prej fillimit të pandemisë.

Vetëm ditën e shtunë, 6 003 të vdekur dhe 260 578 raste të reja janë regjistruar në botë. Vendi që ka regjistruar më shumë të vdekur gjatë 24 orëve të fundit janë Brazili me 1 211 të vdekur, SHBA-ja me 1 067 të vdekur dhe Meksika me 729 të vdekur.

SHBA-ja, që ka regjistruar të vdekurin e parë nga koronavirusi në fillim të shkurtit, është vendi më i prekur në botë për nga numri i të vdekurve dhe rasteve me 146 463 vdekje për 4 178 730 raste. Të paktën 1 279 414 persona janë konsideruar të shëruar nga autoritetet amerikane.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Brazili me 86 449 të vdekur për 2 394 513 raste, Britania e Madhe me 45 738 të vdekur për 298 681 raste, Meksika me 43 374 të vdekur për 385 036 raste dhe Italia me 35 102 të vdekur për 245 864 raste.

Mes vendeve më të prekura, Belgjika është vendi që ka numrin më të madh të të vdekurve në raport me popullsinë, 85 për 100 000 banorë e ndjekur nga Britania e Madhe (67), Spanja (61), Italia (58) dhe Suedia (56).

Kina, pa territoret e Hong Kongut dhe Makaos, ku filloi epidemia në fund të dhjetorit, numëron në total 83 830 raste, prej të cilëve 4 634 të vdekur dhe 78 908 të shëruar.

Europa regjistroi sot në orën 11:00 GMT, 207 599 të vdekur për 3 061 857 raste, Amerika Latine dhe Karaibet 182 511 të vdekur për 4 329 332 raste, SHBA-ja dhe Kanadaja 155 381 të vdekur për 4 292 245 raste, Azia 57 019 të vdekur për 2 456 523 raste, Lindja e Mesme 25 238 të vdekur për 1 087 157 raste, Afrika 17 513 të vdekur për 829 127 raste dhe Oqeania 184 të vdekur për 16 057 raste./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.