Gjatë periudhës janar-qershor janë rimbursuar 25% më shumë fisha diabeti

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor bën të ditur se gjatë periudhës janar-qershor janë rimbursuar 25% më shumë fisha diabeti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Sipas të dhënave gjatë kësaj periudhe u rimbursuan 237 050 fisha diabeti dhe vlera e rimbursimit llogaritet 4 594 542 lekë.

Në të njëjtën periudhë të 2019-s u rimbursuan 171 285 fisha dhe vlera e rimbursimit llogaritej 3 452 320 lekë.

Fishat e diabetit i përfitojnë falas grupmosha 0-25 vjeç./a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.