Ballina Flash

Bilanci i COVID-19 në Kosovë: 2 706 raste aktive, 118 të vdekur dhe 2 545 të shëruar

PRISHTINE, 17 korrik /ATSH/ -Që nga 13 marsi kur edhe u shënuan rastet e para me COVID-19 në Kosovë, janë shënuar 5 369 raste me këtë virus, ndërsa janë testuar 29 546 persona.

Deri më tani nga COVID-19 kanë humbur jetën 118 persona, 2 545 persona janë shëruar, ndërsa aktive janë 2 706 raste.

“Numri total i rasteve pozitive është 5 369 raste nga 29 546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 118 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Deri më sot janë shëruar 2 545 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 706”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së./KosovaPress//e.m/ /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ IKSHPK apel qytetarëve: Virusi është kudo, vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat 
Artikulli tjetër“Pak kohë më parë thoshte se listat e hapura janë një ide e vlefshme, sot është kundër”/ Balla: Jozefina ka të drejtë, Luli gënjen edhe kur e pyet sa është ora