“Pak kohë më parë thoshte se listat e hapura janë një ide e vlefshme, sot është kundër”/ Balla: Jozefina ka të drejtë, Luli gënjen edhe kur e pyet sa është ora

TIRANË, 17 korrik/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla theksoi solli në vëmendjen deklaratat e pak kohëve më parë të Lulzim Bashës, kur thoshte se listat e hapura janë një ide e vlefshme, ndërkohë që sot është kundër listave të hapura.
Balla ndau një video ku kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me të rinj, është shprehur në mbështetje të listave të hapura.
“Jozefina ka gjithmonë të drejtë: Luli gënjen edhe kur e pyet sa është ora. Pak kohë më parë thoshte se listat e hapura janë një ide e vlefshme. Sot është kundër listave të hapura, kundër votës së qytetarëve jo vetëm për partinë, por edhe për kandidatin që preferon”, tha Balla. /m.m/ /a.g//r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.