Ballina Flash

Kim e Veliaj me të rinjtë e Këndit Amerikan: Angazhimi qytetar bën komunitetin një vend më të mirë

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Klubi i Ambasadorëve të Natyrës i Këndit Amerikan në Tiranë organizoi një takim për të mirëpritur anëtarët e rinj dhe për të falenderuar të gjithë grupin për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë përgjatë vitit, sidomos në momentet pas tërmetit dhe gjatë pandemisë.

Në këtë takim së bashku me të rinjtë ishin edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, bën të ditur ambasada e SHBA në Tiranë.

Ambasadorja Kim dhe kryetari i Bashkisë Veliaj i falenderuan ata për rolin e tyre në angazhimin qytetar dhe përpjekjet për ta bërë komunitetin një vend më të mirë.

“Ne presim me padurim të shohim se çfarë do të arrijnë këta të rinj në vitin në vijim”, thekson Ambasada e SHBA. /a.a/r.e/

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFSK e gatshme të ndihmojë në luftën ndaj COVID-19
Artikulli tjetërZbatimi i Reformës në Drejtësi/ Gjonaj takim me përfaqësuesit ndërkombëtarë