Ballina Flash

FORMULA 1 – Hamilton fiton Çmimin e Madh të Austrisë

VJENË, 13 korrik /ATSH-AA/ – Piloti britanik i ekipit Mercedes, Lewis Hamilton, të dielën fitoi garën Grand Prix të Formula 1 në Styrian të Austrisë.

Në xhiron e hershme të garës në Spielberg, dyshja e Ferrarit, Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc, goditën njëri-tjetrin dhe u detyruan të përfundojnë garën.

Hamilton, i cili e filloi garën në pol pozicion, doli i pari, duke përfunduar 71 xhiro për një orë, 22 minuta dhe 50 sekonda.

Fituesi i së dielës, Hamilton shënoi fitoren e tij të 85-të në karrierë, ndërsa shoku i tij i skuadrës Valtteri Bottas përfundoi në vendin e dytë.

Max Verstappen i Red Bull e përfundoi garën në vendin e tretë, 33,6 sekonda pas Hamilton.

Sezoni 2020 i Formula 1 filloi në Austri, ndërsa Bottas shënoi fitore në hapje e sezonit gjatë fundjavës së kaluar.

Raundi i tretë do të zhvillohet në Hungari më 19 korrik./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Veliaj inspekton punimet për transformimin e bulevardit “Zogu I”: Do të jetë rruga më me vlerë në Tiranë
Artikulli tjetërManastirliu tek “Shefqet Ndroqi”: Nisin përgatitjet, brenda javës rihapet COVID 2