Ballina Bota

BM – Johnson: Përdorimi i maskave i detyrueshëm

LONDËR, 13 korrik /ATSH-DPA/ – Qeveria britanike do të njoftojë përdorimin e detyrueshëm të maskave ​​në dyqane, siç është vendosur tashmë në Skoci, deklaroi  kryeministri Boris Johnson gjatë një vizite në shërbimin ambulator të Londrës.

Aktualisht në Angli ka një detyrim për përdorimin e maskës vetëm në transportin publik dhe në spitale, ndërsa në vende të tjera vetëm rekomandohet.

Një ditë më parë, Johnson e kishte përsëritur detyrimin e përdorimit, ndërsa dje një nga ministrat e tij, Michael Gove e frenoi idenë duke iu referuar një “sensi të përbashkët të njerëzve”.

Vetë kryeministri përsëriti se një vendim për përdorimin e detyrueshëm në fakt pritet së shpejti, bazuar në vlerësimet e konsulentëve.

Jo vetëm kaq, pasi, sipas Johnson, përdorimi do të detyrohet në të gjitha hapësirat publike.

“Në dyqane besoj se njerëzit duhet të mbulojnë hundën dhe gojën”, theksoi ai.  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPogradec/ Drejt përfundimit ura lidhëse në zonën e Kabashit, përfitojnë familjet e komunitetit rom-egjiptian
Artikulli tjetërGJENEVË – OBSH: Bota nuk do të rikthehet në normalitet në një “të ardhme të afërt”