Pogradec/ Drejt përfundimit ura lidhëse në zonën e Kabashit, përfitojnë familjet e komunitetit rom-egjiptian

TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Është drejt përfundimit ura lidhëse në zonën e Kabashit, në bashkinë Pogradec, ku jetojnë familje të komunitetit rom-egjiptian.
Bashkia Pogradec bëri të ditur se rikostruksioni i kësaj ure ka qenë nevojë emergjente e identifikuar në takimet me grupin komunitar të veprimit dhe grupin institucional të punës, në kuadër të programit “Romacted”.
“Me mbështetjen e programit “Romacted” dhe financim të Këshillit të Europës, po i japim zgjidhje përfundimtare kalimit mbi lumë në këtë zonë e cila ka qenë kërkesë e kahershme dhe e nevojshme pasi jo në pak raste ka rrezikuar jetën e komunitetit”, – thuhet në njoftimin e bashkisë Pogradec.
Ky investim kontribuon ndjeshëm në përmirësimin e kushteve të jetesës së komunitetit por dhe në integrimin e tyre në shoqëri, duke promovuar gjithëpërfshirjen dhe barazinë komunitare. /j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.