LONDËR – BM rifillon shitjen e armëve në Arabinë Saudite

LONDËR, 7 korrik /ATSH-AFP/ – Ministrja britanike për Tregtinë Ndërkombëtare, Liz Truss njoftoi sot se Britania e Madhe do të rifillojë shitjen e armëve në Arabinë Saudite, një vit pasi e pezulloi atë për shkak se mund të përdoreshin në Jemen.

Qeveria britanike u detyrua ta ndërpresë shitjen e armëve regjimit saudit më 20 qershor 2019, pasi një vendim i Gjykatës së Apelit në Londër e konsideroi atë jo në përputhje me ligjin ndërkombëtar, në funksion të përfshirjes së Arabisë Saudite në konfliktin në Jemen.

“Qeveria beson se Arabia Saudite tani ka qëllimin e sinqertë dhe aftësinë për t’u pajtuar me ligjin ndërkombëtar humanitar (IHL)”, tha në një deklaratë me shkrim në Parlament, Ministri i Tregtisë Ndërkombëtare Liz Truss tha të martën s

“Nuk ka ndonjë rrezik të dukshëm që eksporti i armëve dhe pajisjeve ushtarake në Arabinë Saudite mund të përdoret për të kryer një shkelje serioze të IHL-së”, shtoi ajo.

Njoftimi vjen pas sanksioneve të pashembullta të vendosura nga BM ndaj 20 shtetasve sauditë për shkelje të të drejtave të njeriut./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.