UASHINGTON – SHBA tërhiqet zyrtarisht nga OBSH

UASHINGTON, 7 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump e ka tërhequr zyrtarisht SHBA-në nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), të cilën e akuzon për keqmenaxhim të pandemisë së COVID-19, njoftoi sot një senator amerikan.

“Kongresi ka marrë njoftim se presidenti ka hequr zyrtarisht SHBA-në nga OBSH-ja, në mes të një pandemie”, shkroi në Twitter Robert Menendez, anëtari demokrat i Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit.

Trump njoftoi, gjithashtu, edhe një ndërprerje të fondeve për organizatën./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.