Ballina Bota

BRAZIL – Bolsonaro lehtëson ligjin për përdorimin e maskave në vende publike

BRAZILIA, 3 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, lehtësoi sot një ligj për përdorimin e maskës në vende publike kundër përhapjes së koronavirusit të ri, duke e bërë atë jo të detyrueshëm në dyqane dhe vende kulti.

Sipas Fletores Zyrtare, kreu i shtetit e dekretoi këtë ligj të miratuar nga Kongresi, i pari që rregullon përdorimin e maskës në nivel kombëtar, por ushtroi të drejtën e tij të vetos për të përjashtuar disa nene.

Njëri prej tyre përcaktonte, në veçanti, detyrimin për të vënë një maskë në vendet e kultit ose institucionet industriale dhe tregtare.

Ai, gjithashtu, fshiu një nen që i detyronte bizneset dhe mjediset industriale t’u siguronin maska ​​falas punonjësve të tyre, si edhe një tjetër, që përcakton se autoritetet publike duhet t’i shpërndajnë ato te popullatat ekonomikisht të cënueshme.

Prej disa javësh, përdorimi i maskës është bërë tashmë i detyrueshëm në shumë shtete, me dekrete të marra nga qeveritarët./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak125 fëmijë të prekur nga COVID-19/ Dervishi: Vetëm foshnja 2-muajshe e shtruar në spital
Artikulli tjetërBasha pret kryeministrin Hoti: PD mbështet objektivat e vendosura nga autoritetet e Kosovës