Sa ulet paga e infermierëve me propozimin e Bashës

TIRANË, 28 qershor/ATSH/ – Infermierët në spitale, nëse zbatohet taksa e sheshtë 9% e propozuar nga kreu i PD-së Lulzim Basha, seicili prej tyre do të marrë rreth 17,000 lekë më pak në muaj apo 210,000 lekë më pak në vit.

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj ka reaguar sot ndaj propozimit të kreut të PD, Lulzim Basha për taksimin e sheshtë 9%.

“Infermierë në spitale. Të ardhurat mesatare mujore të rreth 6250 infermierë e laborantë në spitale janë rreth 54 mijë lekë. Aktualisht, këta infermierë e laborantë marrin pagë neto mujore 44,800 lekë. Nëse zbatohet taksa e sheshtë 9 %, paga e tyre neto mujore do të jetë 43,100 lekë. Pra, seicili prej tyre do të marrë rreth 17,000 lekë më pak në muaj apo 210,000 lekë më pak në vit. Ndërsa të gjithë 6250 infermierët së bashku do të paguajnë rreth 1,3 miliardë lekë më shumë taksa në vit”, ka theksuar Beqaj.

“Infermierë në qendra shëndetësore. Të ardhurat mesatare mujore të rreth 6800 infermierë në qendra shëndetësore janë rreth 45,500 lekë. Aktualisht, këta infermierë e laborantë marrin pagë neto mujore 38,400 lekë. Nëse zbatohet taksa e sheshtë 9 %, paga e tyre neto mujore do të jetë 36,300 lekë. Pra, seicili prej tyre do të marrë rreth 21 mijë lekë më pak në muaj apo 250,000 lekë më pak në vit. Ndërsa të gjithë 6800 infermierët së bashku do të paguajnë rreth 1,7 miliardë lekë më shumë taksa në vit”, ka shtuar Beqaj.

“Sanitare në spitale. Të ardhurat mesatare mujore të rreth 1500 sanitare (punonjëse të higjenës) në spitale janë rreth 44,500 lekë. Aktualisht, këto sanitare marrin pagë neto mujore 37,600 lekë. Nëse zbatohet taksa e sheshtë 9 %, paga e tyre neto mujore do të jetë 35,500 lekë. Pra, seicili prej tyre do të marrë rreth 21 mijë lekë më pak në muaj apo 250,000 lekë më pak në vit. Ndërsa të gjithë 1500 sanitaret së bashku do të paguajnë rreth 380 milionë lekë më shumë taksa në vit”, ka theksuar Beqaj.

“Shoferë në autoambulancat e Urgjencës Kombëtare. Të ardhurat mesatare mujore të rreth 500 drejtuesve të automabulancave të Urgjencës Kombëtare Mjekësore janë rreth 66,500 lekë. Aktualisht, këta shoferë marrin pagë neto mujore 54,300 lekë. Nëse zbatohet taksa e sheshtë 9 %, paga e tyre neto mujore do të jetë 53,100 lekë. Pra, seicili prej tyre do të marrë rreth 12 mijë lekë më pak në muaj apo 250,000 lekë më pak në vit. Ndërsa të gjithë 500 shoferët së bashku do të paguajnë rreth 75 milionë lekë më shumë taksa në vit”, ka theksuar Beqaj.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.