Ballina Bota

SHBA – “Microsoft” mbyll të gjitha dyqanet

REDMOND, 28 qershor /ATSH-MIA/ – Kompania amerikane, “Microsoft”, njoftoi se do të  mbyllë të gjitha dyqanet gjatë periudhës së ardhshme dhe do të ketë vetëm shitje në internet, si pjesë e ndryshimit strategjik korporativ në sferën e shitjes me pakicë.

Kompania nuk do të pushojë punonjësit për shkak të këtij ndryshimi, por të gjithë të punësuarit në dyqanet “Microsoft” do të vazhdojnë të punojnë në zyrë.

Gjithashtu kompania njoftoi se do  të rrisë investimet në domenin “Microsoft.com”, si dhe në shitjen e Xbox-it dhe Windows-it.

Gjiganti teknologjik amerikan njoftoi se që nga marsi dyqanet janë mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe se punonjësit kanë arritur të sigurojnë gjithë përkrahjen e nevojshme të klientëve online./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSa ulet paga e infermierëve me propozimin e Bashës
Artikulli tjetërDy humbje jete brenda 24 orëve të fundit, shkon në 55 numri i viktimave prej COVID-19