Përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë

TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Në ambientet e stadiumit “Air Albania”, është hedhur sot shorti i fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, edicioni i 68-të.

Ky short u hodh nga sekretari i përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku dhe shefi i Sektorit të Garave, Marjus Sulejmani. Skuadrat e kualifikuara për këtë raund janë: “Kukësi”, “Tirana”, “Teuta” dhe “Bylis”.

Çiftet e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2019/2020 janë “Kukësi”-“Teuta” dhe “Tirana”-“Bylis”.

Ndeshjet e para do të zhvillohen në datën 2 korrik dhe ndeshjet e kthimit në datën 15 korrik. FSHF njofton se finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet më datën 2 gusht.

/gj.mima/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.