Ballina Bota

TURQI – Sërish shtetrrethim kundër COVID-19

STAMBOLL, 26 qershor /ATSH-ANSA/ – Një minishtetrrethim do të vendoset këtë fundjavë në Turqi me rastin e provimeve të pranimit në fakultete.

Nga ky bllokim përjashtohen studentët që do të marrin pjesë në provime.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca ka përjashtuar imponimin e kufizimeve të mëtejshme që lidhen me pandeminë e koronavirusit duke sqaruar se ato mund të ishin vënë në zona specifike, pra që konsiderohen të rrezikuara.

Nga prilli deri në fillim të qershorit, qeveria e presidentit Recep Tajip Erdogan ka mbyllur shumë fundjava në vend.

Turqia po përpiqet të japë imazhin e një vendi i sigurt dhe kjo për të ringjallur turizmin.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, infeksionet totale janë mbi 193 mijë dhe viktimat 5 046./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërcaktohen çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë
Artikulli tjetërBERLIN – Gjermania, Franca dhe Italia thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Libi