Shkatërrim prone dhe shpërdorim toke, procedohen penalisht 5 shtetas në Durrës

DurrësPlan masash për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, ndotjes akustike dhe krimeve ndaj pronës. Kontrolle masive në kuadër të planit të masave për evidentimin e rasteve të ndotjes së mjedisit nga subjektet e ndryshme, ndotjes akustike, ndërtimeve pa leje, shfrytëzimit të pyjeve dhe lumenjve. Si rezultat i kontrolleve janë proceduar penalisht 5 shtetas, 2 për shkatërrim prone, 1 për shpërdorim toke dhe 2 për ndotje akustike e prishje të qetësisë publike. Në zbatim të planit të masave për kontrollet e subjekteve që operojnë në territorin e qarkut të Durrësit në mënyrë të jashtëligjshme, si dhe për kontrollin e mjeteve që kryejnë transporte me ngarkesa të ndryshme pa dokumentacionin përkatës, është ngritur grupi i Task Forcës, i përbërë nga strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Durrës, strukturat e Komisariatit të Durrësit dhe Krujës, strukturat e Policisë Rrugore dhe IKMTNë vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasitL. S., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në lumin Zezë, Nikël, është gjetur duke marrë inerte, me mjetin tip eskavator në pronësi të tij, i pa licencuar në QKB-jaP. Rr., 65 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua duke punuar me mjetin e tij eskavator në shtratin e lumit Droje, Picrrakë, KrujëE. Sh., 52 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua në Shkallnur, duke bërë punime, tarraca me dhe, në pronë publikeGjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u proceduan penalisht shtetasit E. D., 32 vjeç dhe H. L., 24 vjeç, banues në Durrës, administratorë të dy lokaleve në lagjet nr. 1 dhe nr. 5, Durrës, pasi kanë vendosur muzikë të lartë, duke shkaktuar prishje të qetësinë publikeMaterialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, në ngarkim të shtetasit L. S., për veprat penale "Shkatërrim prone me mjete të tjera", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagim taksash", në ngarkim të shtetasit P. Rr., për veprën penale "Shkatërrim prone me mjete të tjera", në ngarkim të shtetasit E. Sh., për veprën penale "Shpërdorim toke" dhe në ngarkim të shtetasve E. D., dhe H. L., për veprën penale "Prishja e qetësisë publike"

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 26. Juni 2020

TIRANË, 26 qershor/ATSH/ -Policia ka proceduar penalisht në Durrës 5 shtetas, 2 për shkatërrim prone, 1 për shpërdorim toke dhe 2 për ndotje akustike e prishje të qetësisë publike

Në zbatim të planit të masave për kontrollet e subjekteve që operojnë në territorin e qarkut të Durrësit në mënyrë të jashtëligjshme, si dhe për kontrollin e mjeteve që kryejnë transporte me ngarkesa të ndryshme pa dokumentacionin përkatës, është ngritur grupi i Task Forcës, i përbërë nga strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Durrës, strukturat e Komisariatit të Durrësit dhe Krujës, strukturat e Policisë Rrugore dhe IKMT.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit L. S., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në lumin Zezë, Nikël, është gjetur duke marrë inerte, me mjetin tip eskavator në pronësi të tij, i pa licencuar në QKB-ja.

P. Rr., 65 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua duke punuar me mjetin e tij eskavator në shtratin e lumit Droje, Picrrakë, Krujë.

E. Sh., 52 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua në Shkallnur, duke bërë punime, tarraca me dhe, në pronë publike.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u proceduan penalisht shtetasit E. D., 32 vjeç dhe H. L., 24 vjeç, banues në Durrës, administratorë të dy lokaleve në lagjet nr. 1 dhe nr. 5, Durrës, pasi kanë vendosur muzikë të lartë, duke shkaktuar prishje të qetësinë publike

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, në ngarkim të shtetasit L. S., për veprat penale “Shkatërrim prone me mjete të tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim taksash”, në ngarkim të shtetasit P. Rr., për veprën penale “Shkatërrim prone me mjete të tjera”, në ngarkim të shtetasit E. Sh., për veprën penale “Shpërdorim toke” dhe në ngarkim të shtetasve E. D., dhe H. L., për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.