Ballina Flash

FUTBOLL – Katari dhe FIFA do të zhvillojnë kampionatin e vendeve arabe

DOHA, 26 qershor /ATSH-AA/ – Federata e Futbollit të Katarit (QFA) dhe Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Futbollit (FIFA) do të zhvillojnë vitin e ardhshëm një kampionat ku do të marrin pjesë ekipet kombëtare arabe.

Në një deklaratë nga QFA thuhet se kampionati planifikohet të zhvillohet në kryeqytetin e Katarit, Doha, gjatë periudhës 1-18 dhjetor 2021 dhe se do të jetë i rëndësishëm nga pikëpamja e përgatitjes për Kampionatin Botëror FIFA 2022.

Në kampionat thuhet se do të marrin pjesë 22 ekipe kombëtare të vendeve arabe.

Katari në periudhën 21 nëntor-18 dhjetor 2022 do të jetë vendi organizator i Kampionatit Botëror FIFA 2022.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINË – Një tërmet 6,4 ballë Rihter godet perëndimin e vendit
Artikulli tjetërFRANKFURT – Lagarde: Më e keqja e krizës ekonomike ka kaluar