BRUKSEL, 25 qershor /ATSH-AFP/ – Një pjesë thelbësore e legjislacionit hungarez, për sa i përket azilit shkel ligjin e Bashkimit Europian, theksoi sot avokati i përgjithshëm i Gjykatës së Drejtësisë së BE-së, duke përmendur veçanërisht ndalimin e azilkërkuesve në zonat e tranzitit.
Këto përfundime vijnë më shumë se një muaj pas një aktgjykimi tjetër të Gjykatës, me seli në Luksemburg, që vendosi që azilkërkuesit e vendosur në kampin Röszke, në kufirin me Serbinë, duhej të liroheshin.
Kjo bëri që Hungaria të njoftojë se do të mbyllte këto kampe të diskutueshme migrantësh, të cilat u hapën në 2015-ën.
“Avokati i përgjithshëm, Priit Pikamäe theksoi se Hungaria nuk ka arritur t’i përmbushë detyrimet e saj sipas ligjit të Unionit për një pjesë thelbësore të ligjit të saj kombëtar”, sipas një komunikate./ /ec/






















