FRANCË, 25 qershor /ATSH-AFP/ – Franca prezantoi programin që parashikon posedimin e 10 anijeve patrullimi oqeanike në vitin 2030, anije mbikëqyrjeje dhe ndërhyrjeje detare, të destinuara për të zëvendësuar një flotë të vjetëruar, njoftoi sot Ministria franceze e Forcave të Armatosura.
Programi, me një kosto prej rreth një miliardë euro, ka për qëllim të zëvendësojë anijet e vjetra të patrullimit, që hynë në shërbim në fillim të viteve ’80 dhe disa prej të cilave tashmë janë pa arsenal ushtarak.
Këto anije marrin pjesë në ruajtjen e interesave të Francës në zonën e saj ekskluzive ekonomike, e dyta më e madhe në botë, për shkak të shumë territoreve franceze përtej detit./ /ec/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























