BRITANI E MADHE – Makina e Boris Johnson përfshihet në një aksident

LONDËR, 17 qershor /ATSH-AFP/ – Makina, që transportonte kryeministrin britanik, Boris Johnson, u godit sot nga një automjet shoqërues jashtë Parlamentit në Londër, kur një protestues i doli përpara makinës së Johnson-it.

Ndërkohë që autokolona u largua nga Pallati Westminster, pas konferencës javore për shtyp për kreun e qeverisë, një pjesëmarrës në një tubim kundër fatit të kurdëve në Turqi doli me nxitim në rrugë.

Automjeti kryesor, një “Jaguar” gri, që mbante Boris Johnson-in, u detyrua të frenonte papritur dhe “Range Rover”-i që e ndiqte iu përplas nga pas.

Downing Street konfirmoi se Boris Johnson ndodhej brenda, në momentin e aksidentit.

“Përsa i përket asaj që ndodhi, unë mendoj se videoja flet vetë. Nuk ka raportime për të lënduar”, tha një zëdhënës i kreut të qeverisë konservatore.

Protestuesi u arrestua./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.