Ballina Bota

ATHINË – Greqia zvogëlon numrin e OJQ-ve në kampet e migrantëve

ATHINË, 17 qershor /ATSH-AFP/ – Ministria greke e Migracionit njoftoi se vetëm 18 nga 40 OJQ-të, që janë aktualisht aktive në kampet e migrantëve në vendi, do të vazhdojnë veprimtarinë e tyre, sipas një ligji të fundit që synon rregullimin e këtij sektori.

“Objektivi i kornizës së re legjislative është pastrimi i sektorit të OJQ-ve, shumë prej të cilave mbërritën në Greqi gjatë krizës së madhe të migracionit të vitit 2015, por që janë larguar nga vendi vitet e fundit”, tha qeveria.

Qeveria u kishte kërkuar OJQ-ve që të regjistroheshin pranë Ministrisë së Migracionit para së mërkurës, për të shqyrtuar nëse këto organizata i plotësojnë kriteret e kërkuara me ligj.

Sipas ministrisë, deri më tani 137 OJQ kanë hapur një llogari në regjistrin ministror, ​​80 prej të cilave kanë përfunduar fazën e parë të procedurës.

Qeveria aktuale konservatore është mjaft e kritikuar nga UNHCR-ja dhe OJQ-të e tjera në lidhje me menaxhimin e kampeve të mbipopulluara në ishujt e Egjeut dhe mungesën e banesave në Greqinë kontinentale për azilkërkuesit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMiratohet projekti i ujësjellësit Mançurisht-Plasë në Maliq, përfitojnë 4870 banorë
Artikulli tjetërMbrojtja e biodiversitetit/ Aparatura të reja për cilësinë e ujërave në liqenet ndërkufitare