Ballina Flash

Arkipeshkvi Frendo apel besimtarëve: Respektoni masat për të ndaluar përhapjen e COVID-19

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Arkipeshkvi i Arkidioqezës Tiranë-Durrës, imzot George Frendo, u bëri apel sot besimtarëve të marrin masat e duhura për ndaluar përhapjen e COVID-19.

“Duke pasur parasysh situatën e koronavirusit në vendin tonë në këto ditë të fundit, me duket se duhet të marrim masat e duhura për të ndaluar përhapjen e këtij rreziku urdhëroj që të gjithë besimtarët të vijnë në kishë me maskë, mos të japin dorën njëri tjetrit për shenjën e paqes, të marrin kungim në dorë, duke treguar se ky është një gjest i bukur: po kërkojmë, si lypës, një dhuratë të çmueshme, që është Trupi i Krishtit, dhe të mësojmë si duhet të marrin këtë dhuratë nga meshtarët dhe motrat”, thekson Arkipeshkvi Frendo.

Sipas tij, ky urdhër hyn në fuqi.

Por, shton ai, duke qenë se do të vijnë besimtarë që nuk do të jenë në dijeni për këtë dekret atëherë t’i urdhërojmë të mbajnë distancën e duhur.

“Ju lutem meshtarëve dhe motrave t’u tregoni besimtarëve me shumë këmbëngulje rëndësinë që të respektojnë këto udhëzime, për të mirën e tyre dhe të të tjerëve”, – tha Arkipeshkvi Frendo./k.s//a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – OKB zgjedh pesë anëtaret e reja të Këshillit të Sigurimit
Artikulli tjetërVijojnë punimet për ndërtimin e ujësjellësit të Kuçovës, furnizim 24 orë me ujë të pijshëm për 8 000 banorë