Vijojnë punimet për ndërtimin e ujësjellësit të Kuçovës, furnizim 24 orë me ujë të pijshëm për 8 000 banorë

https://www.facebook.com/AKUMalb/videos/280298773380905/?t=32

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Punimet për ndërtimin e ujësjellësit të Kuçovës po vijojnë me ritme të larta.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se investimi do të garantojë 24 orë ujë për 8000 banorë.

Investimi synon të përmbyllet në vitin 2021 duke garantuar modernizimin e sistemeve të ujësjellësit, për të vijuar fazën e tij të dytë që nis në 2021.

Ky investim për Kuçovën vjen në kuadër të Programit Infrastruktura Bashkiake, financim i Qeverisë gjermane/ KfW, Qeverisë zvicerane /SECO dhe Qeverisë shqiptare.

Impakti i këtij investimi lidhet me përmirësimin e sasisë së ujit për frymë përmirësimi i cilësisë së ujit, eliminimin e humbjeve dhe ndotjeve të ujit në rrjet, prerjen e lidhjeve të paligjshme dhe abusive, lidhjen 100% me ujëmatësa si dhe rritjen e performancës së ndërmarrjes së UK, nga investimet kapitale. /a.gjonaj//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.