Ballina Bota

LONDËR – BM përjashton shtyrjen e tranzicionit të Brexit-it

LONDËR, 12 qershor /ATSH-DPA/ – Britania e Madhe përjashtoi zyrtarisht mundësinë e zgjatjes së periudhës së tranzicionit për të negociuar marrëveshjet e tregtisë postBrexit me Bashkimin Europian.

Shefi i kabinetit, Michael Gove, ministri i Britanisë së Madhe për Brexit, tha se zhvilloi një takim konstruktiv të Komitetit të Përbashkët të BE-së me zëvendëspresidentin e Komisionit Europian, Maros Sefcovic përmes një video-konference.

“Konfirmova zyrtarisht se Britania e Madhe nuk do të zgjasë periudhën e tranzicionit dhe momenti për zgjatje tashmë ka kaluar”, shkruajti Gove në Twitter.

“Më 1 janar 2021, ne do të marrim përsëri kontrollin dhe do të rimarrim pavarësinë tonë politike dhe ekonomike”, shtoi ai.

Shumë grupe biznesi dhe politikanë të opozitës kanë kërkuar nga Gove që të zgjasë tranzicionin./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPunohet për 2 shkolla 9-vjeçare në Vorë/ Standarde europiane mbi rrënojat e ngrehinave të degraduara që shkatërroi tërmeti
Artikulli tjetërPaga mesatare mujore u rrit me 3,3%