TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Paga mesatare mujore gjatë tremujorit të parë të këtij viti llogaritet 53.232 lekë dhe sipas INSTAT shënoi rritje me 3,3%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.
Gjatë tremujorit të parë paga mesatare bruto për grup-aktivitetin e industrisë, ka rritjen më të madhe prej 3,7%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.
Referuar INSTAT, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar në grup-profesionin e ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë është 77,9% më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar.
Paga për grup-profesionin e Forcave të Armatosura ka rritjen më të madhe prej 6,9% gjatë tremujorit të parë 2020, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.
/a.gjonaj/ /a.g//r.e/












