RUSI – OPEC+ planifikon bisedime për uljen e prodhimit të naftës

MOSKË, 5 qershor /ATSH-DPA/ – Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe prodhuesit aleatë të saj kanë planifikuar të zhvillojnë bisedime të shtunën, konfirmoi sot OPEC.

Këto bisedime pritet të përqendrohen në zgjatjen e një marrëveshjeje për uljen e prodhimit të naftës, për të cilën u ra dakord dy muaj më parë.

“Bisedimet pritet të përfundojnë brenda një dite të vetme, ku ministrat e OPEC do të fillojnë në orën 12:00 GMT dhe homologët e OPEC + do të marrin pjesë dy orë më vonë”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve, TASS. / /sara/

.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.