Ballina Bota

SPANJË – Simon: COVID-19 është nën kontroll

BARCELONË, 5 qershor /ATSH-DPA/ – Përhapja e COVID-19 në Spanjë është nën kontroll, duke marrë parasysh numrin e ulët të rasteve të reja dhe pacientëve nën kujdesin intensiv, si edhe testimin në masë, njoftuan autoritetet shëndetësore.

“Tashmë COVID-19 është nën kontroll. Sfida e madhe është të siguroheni që të mos importojmë raste nga jashtë vendit”, tha zyrtari i lartë për Shëndetësinë, Fernando Simon.

Spanja, një nga vendet më të goditura nga COVID-19, ka planifikuar hyrjen e turistëve të huaj nga 1 korriku.

Deri më tani, në total, janë regjistruar rreth 240 000 raste infektimi dhe 27 000 viktima nga koronavirusi i ri./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – OPEC+ planifikon bisedime për uljen e prodhimit të naftës
Artikulli tjetërMeta përshëndet konsensusin për Reformën Zgjedhore