Ballina Bota

SHBA – Testohet votimi me postë për parapraket presidenciale

UASHINGTON, 2 qershor /ATSH-ANSA/ – Një test i ri votimi nëpërmjet postës për zgjedhjet paraprake do të zhvillohet sot në shtatë shtete amerikane, Indiana, Maryland, Montana, New Mexico, Pennsylvania, Rhode Island dhe South Dakota.

Zgjedhjet paraprake presidenciale ofrojnë pak hapësirë pasi dy partitë kryesore tani kanë kandidatin e tyre.

Por, janë në lojë edhe zgjedhjet paraprake për zyrtarët vendorë dhe shtetërorë, kështu që votimi do të jetë një provë e re se si shtetet mund të përpiqen të kryejnë zgjedhje të përgjithshme nëse koronavirusi mbetet një kërcënim deri në nëntor.

Autoritetet inkurajuan banorët të votojnë me postë, edhe pse Donald Trump është kundër dhe në Twitter ai e barazoi atë me ”mashtrim”, por rrjeti social Twitter e ka  korrigjuar atë duke sqaruar se pretendimi i tij është jokorrekt./  /os/ a.ajor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbi 16 500 testime serologjike/ Ministria e Shëndetësisë: 21 raste të reja me COVID-19
Artikulli tjetërGoogle shtyn prezantimin e Android 11