Ballina Flash

SOFT NEWS – Edhe tetë vjeçe edhe… ”shefe”!

RANGUN, 1 qershor /ATSH-AFP/ – Nga supa e peshkut deri te këmbët pikante të bretkosave, mësimet e gatimit për një vajzë tetëvjeçare me pizhame dhe kapele kuzhine në kokë, kanë kënaqur përdoruesit birmanezë të internetit, gjithmonë të ftuar në shtëpinë e saj për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Gjithçka filloi në fund të prillit, kur mamaja e Moe Myint May Thu, publikoi videon e parë në internet të vajzës së saj duke përgatitur një pjatë me karkaleca.

Shumë shpejt, videoja u përhap në rrjetet sociale dhe vajza e vogël fitoi një famë të papritur dhe mori pseudonimin “shefja e vogël”.

“Më pëlqen të gatuaj”, shprehet ajo.

“Ishte kënaqësi të gatuajmë së bashku gjatë kufizimit”, thekson ajo, përkrah nënës së saj, Honey Cho, në kuzhinën e familjes në Rangun.

Në videon e saj më popullore, të shikuar mbi 200 000 herë, ajo mban të veshur një bluzë me motivin e njëbrirëshit dhe shpjegon se si ta realizosh pjatën kombëtare të Birmanisë, mohingya, një supë të bërë nga petë orizi dhe peshk mustak.

Kuzhinierja e re ka tashmë faqen e saj në Facebook dhe numëron rreth 8 000 pëlqime në katër ditë.

Pas një suksesi të madh “shefja e vogël” filloi të ofronte gatimet e saj me porosi, rreth 7 euro secila.

Ajo do të dëshironte ta bënte pasionin e saj një karrierë, por për momentin, ajo është e kënaqur të mbledhë para për të blerë një qen të vogël./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGarantimi i qëndrueshmërisë së rrjetit të shpërndarjes, OSHEE remont në nënstacionin e Kinostudios
Artikulli tjetërShahini: Fëmijët kanë të drejtë të jetojnë shëndetshëm, të sigurtë dhe të mirarsimohen