Garantimi i qëndrueshmërisë së rrjetit të shpërndarjes, OSHEE remont në nënstacionin e Kinostudios

TIRANË, 1 qershor/ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po vijon investimet për mirëmbajtjen e rrjetit me qëllim rritjen e sigurisë së furnizimit me energji për konsumatorët.

OSHEE njoftoi sot se do të kryejë një remont në nënstacionin e Kinostudios, ndërhyrje që synon përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji.

Për shkak të kësaj ndërhyrjeje do të ketë stakim të energjisë në datat 3-5 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 pjesërisht në rrugën “Aleksandër Moisiu”, më 4 qershor në komunën Dajt, në Babrru dhe më datë 5 qershor në rrugën “Sotir Caci”, Tufinë, Tujan, Ferraj, Carrë.

OSHEE thotë se ka kryer investime të domosdoshme për të garantuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë e rrjetit të shpërndarjes.

Si rezultat i investimeve humbjet në rrjetin e shpërndarjes në vitin 2019 zbritën në 21,7%, kur objektivi i Bankës Botërore ishte 23%, ndërsa një vit më parë ato ishin 23,9%. /a.gjonaj//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.