Ballina Flash

SOFT NEWS – Edhe princat thyejnë rregullat e antiCOVID-19!

BRUKSEL, 1 qershor /ATSH-ANSA/ – Më vjen keq për veprime nga të cilat do të pranoj edhe pasojat, ishte ndjesa që kërkoi princi belg, Joachim, 28 vjeç, nipi i mbretit Philippe, i infektuar nga koronavirusi, pasi mori pjesë fshehurazi në një festë me rreth 30 persona të tjerë, në Kordoba të Spanjës.

“Kërkoj falje për mosrespektimin e të gjitha masave të karantinës gjatë udhëtimit tim në Spanjë’’, theksoi Joachim duke kujtuar sesi rregullat e Kordobës për Covid-19 parashikonin ndalimin e tubimeve me më shumë se 15 persona.

“Në këto periudha të vështira, nuk doja të ofendoja askënd”, theksoi princi Joachim./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSot 1 Qershori, Dita Botërore e Fëmijëve
Artikulli tjetërPORTUGALI – Rihapen kinematë dhe sallat e spektakleve