Ballina Bota

PORTUGALI – Rihapen kinematë dhe sallat e spektakleve

LISBONË, 1 qershor /ATSH-AFP/ – Rreth dy muaj e gjysmë pas mbylljes për shkak të pandemisë, kinematë, teatrot dhe sallat e spektakleve do të fillojnë të rihapen duke nisur nga sot në Portugali në kuadër të vazhdimit të lehtësimit të masave kufizuese.

Sallat e sporteve mund të rifillojnë gjithashtu aktivitetet e tyre, me rregulla të reja shëndetësore.

Qendrat tregtare do të mund të rihapin portat me përjashtim të atyre të rajonit të Lisbonës, që ka regjistruar këto ditët e fundit rritje të rasteve me COVID-19.

“Zhvillimi i situatës në rajonin e Lisbonës dallon veçanërisht nga pjesa tjetër e vendit”, theksoi kryeministri Antonio Costa duke shtuar se vendimi për të rihapur qendrat tregtare do të rishqyrtohet të enjten.

“Nga 297 raste të reja me COVID-19, të regjistruara 24 orët e fundit, 268 kanë qenë në rajonin e Lisbonës”, sipas bilancit të fundit të publikuar dje nga Drejtoria e përgjithshme e Shëndetësisë./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Edhe princat thyejnë rregullat e antiCOVID-19!
Artikulli tjetërGREQI – Kopshtet dhe shkollat rihapen nën masa të rrepta sanitare