MYNIH, 28 maj /ATSH-DPA/ – Bayern do të dhurojë 350 000 euro të tjera për klubet amatore në shtetin e Bavarisë, me qëllim për t’i ndihmuar gjatë krizës së koronavirusit, njoftuan kampionët e Bundesligës.
Bayern njoftoi se 35 klubet e nivelit të pestë të Bayern Ligës do të marrin secili 10 000 euro nga paratë e vëna në dispozicion nga tifozët të cilët nuk kërkuan rimbursimet e biletave për ndeshjet që tashmë luhen pas dyerve të mbyllura për shkak të pandemisë.
Paratë nga mospranimi i rimbursimeve shkojnë për organizatën bamirëse “Hilfe eV”, që javën e kaluar vuri në dispozicion 460 000 euro për të gjitha ekipet bavareze të nivelit të katërt dhe shoqatën sportive.
“Është një shenjë e mrekullueshme solidariteti”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i “Hilfe eV”, Karl Hopfner./ /sara/























