BRUKSEL, 25 maj /ATSH-ANSA/ – Bashkimi Europian mbron veçantinë e modelit italian të ”Vespa Piaggio”-s duke e shpallur të pavlefshme modelin e regjistruar nga një entitet kinez.
Grupi ”Piaggio” raportoi se divizioni i pavlefshmërisë i Zyrës së Pronës Intelektuale të Bashkimit Europian (EUIPO) deklaroi se ”modeli i regjistruar nga një person me kombësi kineze është i pavlefshëm”.
Regjistrimi u anulua sepse përfaqësonte një përpjekje të paligjshme për të riprodhuar dizajnin e markës italiane.
”Vespa Primavera” mbrohet nga një dizajn i regjistruar nga grupi ”Piaggio” në vitin 2013, që mbroj vlerën artistike të formës ”Vespa”, një ikonë stili që nga viti 1946.
Ky veprim i pavlefshëm është pjesë e një veprimtarie më të gjerë kundër falsifikimit që grupi italian ka ndërmarrë për vite me radhë dhe që parashikon monitorimin e vazhdueshëm të bazave të të dhënave dhe markave tregtare të dizajnit ndërkombëtar./ /os/ a.jor.























