Ballina Flash

SOFT NEWS – Një përqafim në kohë pandemie kushton 400… euro!

PAVIA, 25 maj /ATSH-ANSA/- Përqafoi të dashurën, ndërsa ishin duke ecur në rrugën ”Strada Nuova”, në qendër të qytetit të Pavias, dhe për këtë gjest u gjobit nga policia.

Një impuls emocional që nuk pranohet nga aktuale rregullat kundër përhapjes së koronavirusit.

”I riu, pak më shumë se 20 vjeç, u gjobit nga një patrullë policie, dhe do të duhet të paguajë gjobën prej 400 eurosh”, shkruan gazeta lokale “La Provincia pavese”.

Si djaloshi ashtu dhe e fejuara e tij kishin në përdorim maskat.

Por, problemi ishte përqafimi i papritur, një sjellje që sipas autoriteteve nuk përputhet me rregullat e distancimit social.

Agjentët, pasi kanë konstatuar se janë dy të rinjtë bashkëjetonin, kanë sanksionuar djalin.

Nga kontrollet e intensifikuara nga agjencitë e zbatimit të ligjit në qytetin e Pavias janë gjetur disa persona pa maska si dhe persona që nuk respektojnë distancimin social./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 6 raste të reja në Tiranë dhe Shkodër
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE mbron origjinalitetin e ”Vespa Piaggio”-s