Ballina Bota

GREQI – Rinisin udhëtimet për në ishuj

ATHINË, 23 maj /ATSH-DPA/ – Athina po hap gradualisht industrinë e turizmit dhe rrjetin e transportit.

Nga e hëna, vizitorët që nuk kanë nevojë për karantinë mund të marrin anije nga kontinenti për në të gjitha ishujt në Egje dhe në detin Jon.

Që nga fundi i marsit kjo është lejuar vetëm për banorët e përhershëm të ishujve për shkak të pandemisë.

”Në ishujt grekë nuk ka patur pothuajsë asnjë rast me koronavirus”, njoftoi ERT1 duke shtuar se në tragete do të lejohet vetëm 50% e numrit të udhëtarëve të lejuar më parë.

Personat që nuk e njohin njëri-tjetrin nuk do të mund të ndajnë një kabinë, që do të jetë e lejuar vetëm për familjet ose çiftet.

Athina tashmë ka njoftuar planet për të rifilluar turizmin nga për të huajt. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Rifillojnë disa shërbime hekurudhore
Artikulli tjetërAktori Fino për ATSH-në: I vonuar ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar, shpresoj që amaneti i ikonave të artit të plotësohet sa më shpejt