Ballina Bota

GREQI – Mitsotakis: Rihapja e kufijve për turistët më 15 qershor

ATHINË, 20 maj /ATSH-ANA-ANSA/ – Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis do të njoftojë sot pasdite planin e qeverisë për punësimin, ekonominë dhe turizmin.

Megjithatë, faktin që Greqia do të rihapë kufijtë e saj për turizëm më 15 qershor, ai e njoftoi edhe gjatë një samiti katërpalësh me disa vende të Ballkanit, në kuadër të perspektivave për rimëkëmbjen e rajonit, pas pandemisë së koronavirusit.

Kryeministri grek miratoi rihapjen e kufijve më 1 qershor për udhëtimet e biznesit, punëtorëve sezonalë dhe anëtarëve të familjeve rezidentë në vendet e tjera.

Ai njoftoi gjithashtu se rihapja e kufijve për udhëtimet turistike do të bëhet duke nisur nga 15 qershori./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO-Operacioni humanitar në Bulqizë/ 200 pako ushqimore për familjet në nevojë
Artikulli tjetër“Njihu me Amerikën”/ Ambasadorja Kim diskutim me studentët mbi kulturën, arsimin dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri