UASHINGTON, 15 maj /ATSH-ANSA/ – Presidenti i SHBA, Donad Trump, ka zgjatur urdhrin ekzekutiv të majit 2019 me një vit, i cili i ndalon kompanitë amerikane të përdorin pajisje telekomunikuese të prodhuara nga kompanitë Huawei, Zte dhe kompani të tjera kineze, për të shmangur rrezikun e spiunazhit në internet.
”Vendimi për zgjatjen e ndalimit buron nga fakti se përdorimi i produkteve kineze të IT vazhdon të përfaqësojë një kërcënim të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare të SHBA, politikën e jashtme dhe ekonominë e saj”, thuhet në dokumentin e publikuar në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë.
Dekreti i Trump daton në 15 maj 2019 dhe u pasua nga një masë qeveritare që vendosi Huawei-n në “listën e zezë” të tregtisë amerikane, duke parandaluar që gjiganti kinez të blinte produkte dhe shërbime nga kompanitë amerikane, përfshirë programet e Google për smartfonët./ /os/ a.jor.























