Ballina Bota

COVID-19 – Belgjika ndalon festat dhe tubimet deri më 30 qershor

BRUKSEL, 13 maj /ATSH-AFP/ – Kryeministrja belge, Sophie Wilmès, vazhdoi edhe sot me paraqitjen e fazave kryesore të rihapjes shumë graduale në vend dhe paralajmëroi se çdo ngjarje kulturore, sportive dhe rekreative do të mbeten të ndaluar deri më 30 qershor, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Pas rihapjes së dyqaneve të hënën, që shkoi mirë në përgjithësi, shkollat ​​do të fillojnë të mirëpresin përsëri nxënësit, në klasa të caktuara, të hënën tjetër më 18 maj”, tha ajo.

Megjithatë, kafenetë dhe restorantet nuk do të rihapen para 8 qershorit dhe, në përgjithësi, në lidhje me tubimet dhe kontaktet sociale me siguri që nuk do të ketë kthim në normalitet këtë verë”, shtoi liderja liberale.

Distancimi social dhe mbajtja e një maskë mbeten ende në fuqi në publik.

I vendosur në mes të marsit, kufizimi në Belgjikë ka nisur lehtësimin gradual që nga 4 maji./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Powell: Rimëkëmbja e ekonomisë amerikane më e ngadaltë nga sa pritej
Artikulli tjetërFOTO- Rindërtimi pas tërmetit/ Shembet kopshti “Met Hasa” në Durrës