TIRANË, 13 maj /ATSH – I. Vata/ Bashkia e Durrësit në bashkëpunim me IMT dhe repartin e zjarrfikëseve ka shembur sot kopshtin “Met Hasa”, i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntori.
“Në vazhdën e operacionit të rindërtimit, IMT e bashkisë së Durrësit e ndihmuar nga policia bashkiake dhe reparti i zjarrfikësve shembën kopshtin “Met Hasa” në Durrës. Ky kopsht ishte dëmtuar në mënyrë të pariparueshme nga tërmeti i 26 nëntorit dhe në bazë të ekspertizës së thelluar të Institutit të Ndërtimit duhej prishur”, thuhet në njoftimin e bashkisë Durrës.
Në po të njëjtin vend do ndërtohet godina e re me standarde të larta dhe moderne për fëmijët.
“Në të njëjtin vend do të ndërtohet kopshti i ri me standarde të larta që do ti shërbejë fëmijëve”, bën të ditur bashkia Durrës. /a.a/r.e/






















