Ballina Flash

Masat ndaj COVID-19/ Asnjë shkelje në 64 monitorimet e kryera nga ISHSH në Elbasan

TIRANË, 11 maj/ATSH/ Trupa inspektuese e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në degën rajonale të Elbasanit zhvilloi sot 64 monitorime me platformën e re në Google.

Të gjitha subjektet që përcaktohen në urdhër rezultoi se janë të mbyllura.

Sipas ISHSH, nuk u konstatuan shkelje në subjektet e monitoruara, ndërsa rregullat zbatoheshin dhe ishin afishuar protokollet në pjesën më të madhe.

Problematikë është zona rurale pasi nuk kanë informacion për afishimin e protokolleve, këto subjekte u këshilluan. Inspektimet janë kryer duke respektuar ndarjen zonale. z.tosku//a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJENEVË – OBSH: Shtetet të bëjnë gjithçka për shëndetin e njerëzve
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE paralajmëron Izraelin për kolonitë