Ballina Bota

BRUKSEL – BE paralajmëron Izraelin për kolonitë

BRUKSEL, 11 maj /ATSH-ANSA/ – Siç kemi thënë disa herë, aneksimi nuk është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe nëse Izraeli insiston në planin e tij për të aneksuar pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar BE do të veprojë në përputhje me rrethanat, deklaroi Peter Stano, zëdhënës i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell.

Stano sqaroi se ministrat e Jashtëm të BE do të diskutojnë çështjen në takimin e së premtes, duke theksuar megjithatë që BE “kupton nevojat e sigurisë së Izraelit” dhe se ai ka dhënë mbështetjen e tij për to.

Ministrat e Jashtëm të BE-së po shqyrtojnë mundësinë e “vendosjes së sanksioneve” ndaj Izraelit nëse ai vazhdon me planet e saj për aneksimin e vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor dhe Luginën Jordan. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMasat ndaj COVID-19/ Asnjë shkelje në 64 monitorimet e kryera nga ISHSH në Elbasan
Artikulli tjetërTEKNOLOGJI- Zoom sfidon Tik Tok: miliona shkarkime