Ballina Bota

ZVICËR – Aplikacion që gjen personat e infektuar me COVID-19

ZYRIH, 9 maj /ATSH-ANSA/ – Zvicra ka nisur një aplikacion të istaluar në smartfonë, i krijuar enkas për të gjetur personat potencialisht të infektuar me Covid-19.

Në të njëjtën kohë, klientët që dëshirojnë mund të lënë emrin dhe numrin e tyre të telefonit për të hyrë në restorante, të cilat do të rihapin dyert të hënën.

Në fillim parlamenti kundërshtoi planet fillestare të qeverisë për fillimin, duke vendosur që aplikacioni nuk mund të përparonte pa një bazë të përshtatshme ligjore, ndërsa Adrian Lobsiger, zyrtari i qeverisë për mbrojtjen e të dhënave, tha se ”nuk ka asnjë bazë ligjore për detyrimin e pronarëve të restoranteve për të identifikuar klientët e tyre”.

”Faza pilot, e cila pritet të zgjasë deri më 31 maj, do të kufizohet për një grup specifik të popullatës”, tha ministri i Shëndetësisë Alain Berset./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Qeveria paraqet paketën e ndihmës ekonomike
Artikulli tjetërFUTBOLL – Pesë futbollistë spanjollë dalin pozitiv ndaj COVID-19