MADRID, 9 maj /ATSH-AA/ – Rezultatet e para të testimit në ligën e parë dhe të dytë spanjolle zbuluan pesë futbollistë pozitiv ndaj COVID-19.
Sipas mediave spanjolle janë tre lojtarë të klubit të La Ligës, ndërsa dy janë nga Segunda, kategoria e dytë në Spanjë. Është me rëndësi të përmendet që ky numër do të rritet, meqë tani për tani vetëm disa klube morën rezultatet e testeve që janë bërë më herët këtë javë.
Parashikimet theksuan se midis 25 dhe 30 raste pozitive të infektimit me koronavirus do të zbulohen në dy ligat e para spanjolle. Vetëm në 20 klube të La Ligës, do të zhvillohen gjithsej rreth 2,000 testime, ndërsa përveç lojtarëve, do të testohen trajnerët dhe anëtarët e stafit profesional. /os/












