SOFT NEWS – Elon Musk e quan djalin e sapolindur … X Æ A-12″

KALIFORNI, 9 maj /ATSH-AA/ – Emri i pazakontë të cilin themeluesi i gjigantit teknologjik Tesla, Elon Musk, ia vuri të birit të tij të porsalindur, thuhet se mund të jetë në kundërshtim me ligjet në Kaliforni.

Gjersa vështirësia e shqiptimit të emrit “X Æ A-12 Musk” me të cilin Elon Musk dhe këngëtarja kanadeze Grimes emërtuan të birin e tyre vazhdon të jetë një nga temat kryesore e gazetave amerikane dhe mediave sociale, thuhet se ai mund të përbëjë një situatë që është në kundërshtim me ligjet.

Nëpër media po komentohet se ekzistojnë rregulla të cilat duhet respektuar edhe nga miliarderët e teknologjisë dhe se ligjet e Kalifornisë mund të mos lejojnë përdorimin e simbolit “Æ”, që nuk gjendet në alfabetin e gjuhës angleze.

Ndërkaq, disa përdorues të mediave sociale kanë shkruar se nuk dihet se çfarë emri në të vërtetë Musk i ka vënë të birit dhe se ai po fsheh një shifër në emrin e tij, apo edhe postime të tipit se miliarderi amerikan po përpiqet të bëhet temë aktualiteti.

48-vjeçari Musk, i cili nga dy martesat e mëparshme ka pesë djem, njoftoi në Twitter lindjen edhe të një djali dhe pas pyetjes së një ndjekësi, ai u përgjigj se emri i foshnjës është “X Æ A-12”. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.